Rreth Swiss Diamond Hotel Prishtina

I vendosur në zemër të qytetit mes qendrës financiare, Teatrit, Shëtitores Nëna Terezë, vetëm disa hapa larg Zyrave të Qeverisë dhe Komisionit Evropian, Hoteli Swiss Diamond Prishtina, i vetmi i kategorisë së lartë me 5 yje, ju ofron mundësinë të ndiheni si në shtëpinë tuaj.
Hotelit tonë, Swiss Diamond i është akorduar, që nga hapja, çmimi 5 Star Diamond Award, nga Akademia Amerikane e Shkencës së Hotelerisë.

 

“Hyni në një botë emocionesh dhe stili”

Hoteli Swiss Diamond ju ofron atë nivel të elegancës e kualitetit që keni qenë duke kërkuar. Në këtë Hotel të vërtetë luksi, asnjë detaj nuk i është lënë rastësisë. Orenditë dhe stolitë e stilit Imperial, ku klasikja dhe arti modern gërshetohen duke përfaqësuar gjithmonë kualitetin e lartë e me plotë shije deri në detajet më të vogla, dekorimet prej mermeri, abazhurët e pasqyrat prej kristali Venecian, pikturat, kornizat janë simboli i superioritetit dhe përfeksionit.
Hoteli Swiss Diamond është Hoteli më luksoz në Kosovë, rajon dhe më gjërë.
Personeli i kualifikuar është gjithmonë në shërbimin tuaj për të plotësuar çdo kërkesë.

Galeria e Hotelit e dekoruar me mermerin më cilësor Italian, në stilin Imperial, ku arti klasik gërshetohet me artin modern, kolonat në stilin Sicilian dhe llampadarët prej kristali, krijojnë një atmosferë mikpritëse dhe të rafinuar. Ndërsa shijoni koktejet e përgatitura nga baristët tanë apo cigarën tuaj të preferuar, vitrinat e galerisë ku janë prezantuar artikuj luksi, ju ndimojnë të zgjedhni dhuratën përfekte. Ndër brendet e ofruara në vitrinat e Galerisë mund të përmendim  Regent dhe Tombolini të cilat mund ti gjeni në butikun tonë. 

Book
  • Reservation assistance +381 38/220-000
  • Reservation assistance +381 38/220-000
  • Reservation assistance +381 38/220-000
  • Reservation assistance +381 38/220-000
  • Reservation assistance +381 38/220-000