Asistent i IT-së

1 pozitë

Përgatitja profesionale:

Nevojiten këto kushte: arsimim i lartë profesional në shkenca kompjuterike apo fushë të ngjashme; njohuri shumë të mira profesionale dhe praktike në fushën teknologjisë informative; komunikimi në gjuhën angleze (kusht i detyrueshëm);

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për krijimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e teknologjisë informative (IT) në Swiss Diamond Hotel, Prishtina;
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen e Web faqes dhe administrimin e domenit;
  • Përgjegjës për administrimin e dhomës së serverit (Server Room);
  • Asistenti në Departamentin e IT-së është përgjegjës për mbikëqyrjen, krijimin dhe sigurimin e shërbimeve cilësore dhe kualitative të teknologjisë informative si dhe përgjegjës për konsultime profesionale për të gjithë të punësuarit dhe klientët e Hotelit, të cilët e shfrytëzojnë rrjetin dhe pajisjet teknologjike në “Swiss Diamond Hotel”, Prishtina.

Përvoja e punës dhe trajnimet:

  • Të ketë së paku 3 (tri) vite përvojë pune në menaxhimin e teknologjisë informative;
  • Çertifikatë mbi kryerjen e trajnimeve profesionale në teknologji informative;
  • Përvojë të mjaftueshme profesionale për ti përballuar detyrat e punës nën presion dhe përgjegjësitë që e ngarkojnë me kontratë të punës dhe aktet e tjera normative të punëdhënësit.

Procedura e aplikimit:

Aplikacionet për aplikim mund të shkarkohen nga ueb faqja e “Swiss Diamond Hotel”, Prishtina www.sdhprishtina.com/career, ku janë të dhëna kushtet dhe përshkrimi i detyrave të punës.

Pas shkarkimit dhe plotësimit të aplikacionit të punësimit, të njëjtin duhet ta dërgoni në E-mail hr@sdhprishtina.com, së bashku CV-ën, referenca si dhe me dokumentacionin përcjellës, apo mund ta sjellni edhe personalisht në Administratën e Hotelit.

Ju lutem keni parasysh se vetëm kandidatët që kanë kaluar me sukses përzgjedhjen fillestare do të ftohen në intervistë.

Konkursi mbetet i hapur 10 ditë nga data e publikimit.