Protokollet e Shëndetit dhe Sigurisë për COVID19 - Swiss Diamond Hotel Prishtina
Rezervo Tani
Swiss Diamond Logo Rezervo Tani

Special Offers

Covid

Protokollet e Shëndetit dhe Sigurisë për COVID19

Dhoma e kripës

Artikulli paraprak

Menu 4 duarshe

Artikulli ardhshëm

Protokollet e Shëndetit dhe Sigurisë për COVID19

SWISS DIAMOND HOTEL HEALTH AND SAFETY PROTOCOLS FOR COVID19

Ndjehu i sigurt dhe rehat në Swiss Diamond Hotel

Si gjithmonë mysafirët tanë janë prioriteti ynë dhe siguria e tyre është primare për ne.
Ne duam të ju sigurojmë që jemi të përqendruar gjatë gjithë kohës në shëndetin dhe sigurinë e të gjithë mysafirëve dhe punonjësve tanë, pa vënë në dyshim standardet e larta dhe cilësinë e përvojës tuaj që keni njohur dhe pritur gjatë qëndrimit tek ne.

Ekipet tona të menaxhimit dhe anëtarët e stafit do të respektojnë protokolet e fundit të udhëzimit dhe higjienës. Si gjthnjë ne ju sigurojmë shërbim profesional, me përkushtimin më të madh qe kemi bërë kundrejt përhapjes së pandemisë Covid-19.

Duke pasur parasysh rrezikun nga Covid-19 ne kemi marrë masa shtesë e me të përforcuara, e gjitha kjo duke iu referuar rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Më poshtë mund ti gjeni disa nga përparësitë dhe masat e marra për COVID19:

  • Dezinfektimin e rregullt të zonave ku prekjet me duar dhe frekuentimi i njerëzve është më i madh,
  • Largimin e pajisjeve të letrës, duke filluar nga menut që janë përgatitur me materiale tjera të cilat dezifenktohen dhe mirëmbahen lehtë, gjithashtu edhe në dhoma për arsye të parandalimit të përhapjes së virusit.
  • Trajnime profesionale të masave mbrojtëse për stafin e Hotelit, kështu duke u kujdesur për mirëqenien e tyre dhe të mysafirëve, stafi ynë merr gjithmonë informacione shtesë mbi kujdesin dhe higjienën.
  • Duke përdorur dezinfektuesit automatik pa prekje kemi rritur edhe më shumë kujdesin dhe higjenën në hapësirat tona publike, përfshirë këtu ashensorët, dorezat e dyerve, banjove publike etj.
  • Me kujdes të shtuar ne bejmë shërbimin e ushqimit dhe pijeve në përputhje me rekomandimet e dhëna.
  • Të gatshëm për të ofruar ndihmë gjatë gjithë kohës suaj të qëndrimit tek ne, duke vënë në dispozicion numrat emergjent, jemi të përgatitur për reagim të shpejtë në rast të ndonjë simptome apo infektimi me virus.
  • Dezinfektim i rregullt në pjesën e Fitnesit, Wellnes dhe Spa.
  • Sallat e takimeve të rregulluara me distancën e rekomanduar.
  • Për të pasur mbrojtje dhe siguri maksimale, për çdo mysafir do të ketë në dispozicion nga një pako me dezinfektues dhe maskë mbrojtëse.
  • Për një pushim sa më të mirë, për shëndetin dhe sigurine tuaj, zgjidhni Swiss Diamond Hotel vendin më ideal për ju dhe familjet e juaja.

 

Press and Hit Enter